Page 59 - Demo
P. 59
57 7.5 Veti të tjera të përpjesëtimeve 1. a) Shqyrtoni nëse është përpjesëtim barazimi 2135 = 610 = 4.51,82,40,8 . b) Shkruani përpjesëtimet që krijohen prej tij, duke zbatuar vetitë që njihni. 2. Gjeni të mesmin përpjesëtimor të numrave: a) 5 dhe 0,2; b) 2 dhe 50; c) 38 dhe 23 . 3. Shkruani:a) dy përpjesëtime, ku kufiza e parë dhe e dytë të jenë 7 dhe 2;b) dy përpjesëtime, ku kufiza e tretë dhe e katërt të jenë 12 dhe 9;c) dy përpjesëtime, në të cilat kufizat paraardhëse të jenë 3 dhe 5;d) dy përpjesëtime, në të cilat kufizat e brendshme të jenë 32 dhe 54 .4. Kontrolloni barazimin dhe nxirrni prej tij disa përpjesëtime: a) 3221 ⋅ = 9553 ⋅ ; b) 32 8⋅ = 3077160 ⋅ . 5. Është dhënë përpjesëtimi a : b = c : d. Cili nga barazimet e mëposhtme është i vërtetë: a) a · b = c · d; b) (a + b) : c = (c + d) : a; c) a : c = b : d; d) (a – b) : c = (c – d) : a. 6. 5 buldozerë e pastruan një shesh për 210 minuta. Për sa kohë do ta pastronin këtë shesh 7 buldozerë? 7. Për përgatitjen e gjellës, për çdo 100 g mish duhen 60 g perime. Sa perime duhen marrë për të përgatitur 960 g gjellë? 8. Nga 21 kg fara luledielli merren 5,1 kg vaj. Sa vaj do të merret prej 3,5 kg farash të tilla?

