Page 60 - Demo
P. 60
587. Raporte dhe përpjesëtime 7.6 Gjetja e kufizës së panjohur në një përpjesëtim.Rregulla e treshit1. Gjeni kufizën e panjohur në përpjesëtimin:a) 102:29= x :78; b) 5019: x = 815:419; c) 52: x = 310:98 .2. Zgjidhni ekuacionin për të gjetur kufizën e panjohur të përpjesëtimit:a) 0,2 : (x – 2) = 25:21; b) 38 : 0,24 = 916 : (x + 0,06). 3. Duke përdorur vetinë për shumën (ndryshesën) e kufizave, zgjidhniekuacionin: a) 846 15 = −xx; b) 156 20 = +xx (x ≠ 0).4. Për 3,2 kg mollë u paguan 15 euro. Sa duhet paguar për 1,5 kg të këtij malli? 5. Nga blirët e mbjellë në qytet, u vu re që mbinë 95% e tyre. Sa blirë janë mbjellë, kur dihet që kanë mbirë 57? 6. Agimi lexoi për 4 ditë 68 faqe të një libri. Duke lexuar me të njëjtin ritëm, për sa ditë do ta mbarojë librin, që ka 170 faqe? 7. Dy drejtkëndësha kanë të njëjtën syprinë të sipërfaqes. Njëri prej tyre ka gjatësinë 3,6 m dhe gjerësinë 2,4 m. Sa është gjerësia e drejtkëndëshit të dytë, duke ditur se gjatësia e tij është 4,8 m? 8. Me 2 euro u blenë 4 kg domate. Sa domate mund të blejmë me këtë sasi eurosh, nëse çmimi rritet me 20%?9. Në laboratorin e kimisë, për të bërë një eksperiment, u përzje acid dhe ujë në raportin 2:3. Gjeni sa acid dhe sa ujë nevojiten për të përgatitur 585 ml përzierje.10. Ngjyra gri formohet nga përzierja e ngjyrës së bardhë me ngjyrën e zezë në raportin 13:5. Gjeni sa ngjyrë e bardhë është përdorur, nëse për të formuar ngjyrën gri janë përdorur 32 litra ngjyrë e zezë.

