Page 61 - Demo
P. 61


                                    59 7.7. Varësia në përpjesëtim të drejtë1. Duke lëvizur me shpejtësi konstante, treni përshkoi 60 km për 2 orë. Çfarë rruge do të bëjë ai për 5 orë?2. Për të blerë disa lapsa u shpenzuan 8 euro. Sa euro duhen shpenzuar për të blerë një sasi 2 herë më të madhe (2 herë më të vogël) lapsash?3. Çiklisti përshkon 36 km rrugë për disa orë.a) Sa km rrugë do të përshkojë për të njëjtën sasi orësh këmbësori që udhëton me shpejtësi 3 herë më të vogël?b) Sa km rrugë do të përshkojë gjatë kësaj kohe motoçiklisti që ka shpejtësi 5 herë më të madhe se shpejtësia e çiklistit?4. Cila lloj varësie ekziston ndërmjet:a) çmimit të lapsit dhe kostos për blerjen e disa lapsave?b) sasisë së lapsave të njëllojtë dhe kostos për blerjen e disa lapsave?c) sasisë së lapsave të blerë dhe çmimit të lapsave të blerë me një sasi të caktuar parash?5. Çfarë lloj varësie ekziston midis:a) shpejtësisë së lëvizjes dhe rrugës së përshkuar?b) kohës së lëvizjes dhe rrugës së përshkuar duke lëvizur me shpejtësi konstante?c) kohës së lëvizjes dhe shpejtësisë gjatë përshkimit të një rruge të caktuar?6. Për 3 orë, një tren përshkoi 240 km. Sa km përshkoi ai gjatë 2 orëve të para të udhëtimit, duke lëvizur me shpejtësi konstante?7. Për të bërë reçel qershie, për 6 kg qershi duhen 4 kg sheqer. Sa kg sheqer duhen për të bërë reçel 12 kg qershi?8. Në 4000 g tretësirë përmbahen 80 g kripë. Sa kripë përmbahet në 200 g të kësaj tretësire?
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65