Page 62 - Demo
P. 62


                                    607. Raporte dhe përpjesëtime 7.8. Paraqitja e objekteve me shkallë zvogëlimi apo zmadhimi1. Në një skicë me shkallë 1 : 3, gjatësia e detalit u paraqit me një segment me gjatësi 2,4 cm. Me sa do të paraqitet gjatësia e këtij detali në skicën me shkallë 2 : 1? 2. Nëse duam që dhomën me përmasa 4 x 5 m, ta paraqesim në skicë me një drejtkëndësh me njërën përmasë 20 cm, çfarë shkalle duhet të ketë skica? 3. Një segmenti rrugor me gjatësi 3 km në Tokë, në hartë i përgjigjet një segment me gjatësi 4,5 cm. a) Me ç’segment do të paraqitet në hartë largesa, që në Tokë është 10 km? b) Sa është largesa në Tokë midis dy pikave, që largesën në hartë e kanë 1,8 cm?4. Në hartën me shkallë 1:200 000, një pjesë e autostradës paraqitet me një segment 20 cm të gjatë. Për sa kohë do ta përshkojë këtë pjesë të autostradës helikopteri, që fluturon me shpejtësi 100 km/orë?5. Largesa midis dy qyteteve është 200 km. Sa do të jetë largesa midis paraqitjeve të tyre në hartë, nëse shkalla e hartës është: a) 1:200 000; b) 1:1 000 000?6. Plani i një dhome paraqitet me një drejtkëndësh me përmasa 40 mm me 31 mm. Shkalla e planit është 1:200. Gjeni përmasat reale të dhomës.7. Plani i një drejtkëndëshi është një drejtkëndësh me përmasa 12 cm me 6 cm. Gjeni shkallën e planit nëse gjatësia reale e drejtkëndëshit është 360 m. Gjeni gjerësinë reale të drejtkëndëshit.8. A mund të paraqitet plani i një godine, me bazë drejtkëndore, me gjatësi 50 m dhe gjerësi 20 m, në fletën e fletores suaj, nëse përdoret shkalla 1:50?Nëse jo, çfarë shkalle mendoni se mund të përdoret?
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66