Page 63 - Demo
P. 63
618 8. MATJA E MADHËSIVE GJEOMETRIKE 8.1 Përsëritje mbi njësitë e matjes së gjatësisë e të syprinës1. Ktheni në njësitë përkatëse: a) 1,2 m = ······cm; b) 2,7 km = ······m;c) 34 dm = ······m = ······cm; d) 16,21 m = ······cm = ······dm = ······km. 2. Kryeni veprimet: a) 3 m 5 cm + 2 m 7 cm; b) 4 m 4 dm + 5 m 8 cm; c) 22 m 8 cm + 17 cm 5 mm; d) 3 dm 45 mm + 5 dm 67 mm.3. Gjeni perimetrin e paralelogramit me brinjë a = 3,2 dm dhe b = 2,8 dm. Përfundimi të shprehet në dm; cm dhe m. 4. Një kopsht në formë drejtkëndëshi ka gjerësinë b = 28,2 m. Gjatësia e tij është 10,3 m më e vogël se dyfishi i gjerësisë. Kopshti do të rrethohet me trirreshta tel. Sa tel do të përdoret? 5. Rruga Tiranë–Lushnjë është 90,8 km, ndërsa rruga Lushnjë–Vlorë është 19,1 km më pak. Sa është gjatësia e rrugës Tiranë–Vlorë, e cila kalon nëpër Lushnjë?6. Ktheni në njësitë përkatëse: a) 220 m2 = ······dn; b) 1880 m2 = ······dn; d) 120 cm2 = ······m2; e) 1,7 ha = ······dn = ······m2. 7. Përmasat e fushës së futbollit janë 100 m x 60 m, ndërsa të fushës së volejbollit janë 22 m x 12 m. Sa herë më e madhe është fusha e futbollit nga ajo e volejbollit? 8. Dy parcela kanë formë drejtkëndëshi. E para ka përmasat 38,4 m dhe 22,5 m, ndërsa parcela e dytë ka syprinë 2 herë më të vogël. Gjeni gjerësinë e parcelës së dytë, në qoftë se gjatësia e saj është 30 m.

