Page 65 - Demo
P. 65


                                    63 8.3 Perimetri i rrethit 1. Gjeni perimetrin e rrethit në qoftë se diametri i tij është: a) 5 cm; b) 12 cm. 2. Gjeni diametrin e rrethit në qoftë se perimetri i tij është: a) 31,4 cm; b) 28,26 cm; c) 6π cm. 3. Perimetri i një rrethi është 25,12 cm. Me sa cm duhet të rritet rrezja, në mënyrë që perimetri i rrethit të ri të bëhet 47,1 cm? 4. Perimetri i një rrethi është 40,82 cm. Me sa cm duhet të rritet perimetri, në mënyrë që rrezja e tij të jetë 80% më e madhe se rrezja e rrethit të parë? 5. Me një tel me gjatësi 1 m, Beni do të ndërtojë një rreth me rreze 15,5 cm. Sa tel i tepron Benit? 6. 	 Gjeni gjatësinë e figurës 8.4 të përbërë prej njëgjysmërrethi me diametër 8 cm dhe diametrit përkatës. 7. 	 Në figurën 8.5, perimetri i katrorit është 36 cm.Gjeni perimetrin e rrethit. 8. 	 Gjeni perimetrin e unazës së paraqitur në figurën 8.6,në qoftë se jepet: a) R1 = 8 cm dhe R2 = 12 cm; b) R1 = 10 cm dhe R2 = 1,5 R1; c) R2 = 20 cm dhe R1 = R2 – 4 cm. 8Fig. 8.4Fig. 8.5R2R1Fig. 8.6
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69