Page 69 - Demo
P. 69


                                    67 8.7 Përsëritje. Kuptimi mbi syprinën. Syprina e drejtkëndëshit1. Perimetri i një fushe katrore është 160 m. Një fushë tjetër në formë drejtkëndëshi ka po atë perimetër, kurse syprinën e ka sa 1516 të syprinës së fushës së parë. Gjeni përmasat e fushës së dytë.2. Një pasqyrë, së bashku me kornizën e saj, është 105 cm e gjerë dhe 60 cm e lartë, kurse vetë korniza është 4 cm e gjerë. Sa është syprina e vetë pasqyrës?3. Kërkohet të mbillet me bar një pjesë terreni në formë drejtkëndëshi me përmasa 75 m; 60 m. Duke ditur që duhet një kg farë bari për të mbjellë 36 m2 dhe çmimi i farës është 15 euro/kg, gjeni sa do të kushtojë mbjellja.4. Në një drejtkëndësh, perimetri është 128 cm dhe baza është sa 85 e lartësisë. Gjeni syprinën e drejtkëndëshit.5. Një kopsht në formë drejtkëndëshi ka një syprinë 2800 m2. Në qendër të tij ndodhet një lulishte drejtkëndëshe që ka si përmasa 52 m dhe 24 m. Gjeni syprinën e pjesës së kopshtit në të cilën mund të luhet.6. Diferenca e përmasave të një drejtkëndëshi është 57 cm dhe baza është dy herë më e madhe se lartësia. Gjeni perimetrin e një drejtkëndëshi me të njëjtën syprinë, baza e të cilit është 36 cm.7. Për të shtruar një dhomë drejtkëndëshe duhen 520 pllaka drejtkëndëshe me përmasa 20 cm, 25 cm. Njehsoni perimetrin e dhomës, duke ditur që përmasat e saj rrinë si 8 : 13.8. Perimetri i një drejtkëndëshi me gjatësi 3,5 herë më të madhe se gjerësia e tij është 72 cm. Gjeni syprinën e drejtkëndëshit. 
                                
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73