Page 70 - Demo
P. 70


                                    688. Matja e madhësive gjeometrike 8.8 Syprina e paralelogramit dhe e trekëndëshit. Syprina e shumëkëndëshit të rregullt1. Gjeni lartësinë e rombit me brinjë 10 cm dhe diagonale 12 cm dhe 16 cm. 2. Gjatësia e një drejtkëndëshi është 3,5 herë më e madhe se gjerësia e tij. Ndryshimi i tyre është 20 cm. Gjeni syprinën e drejtkëndëshit. 3. Perimetri i një drejtkëndëshi është 60 cm, ndërsa perimetri i gjysmës së tij është 42 cm. Gjeni syprinën e drejtkëndëshit. 4. Një parcelë ka formë drejtkëndëshi me gjatësi 2,5 herë më të madhe se gjerësia. Gjatësia e kufijve të saj (perimetri) është 490 m. Sa kv shalqimerren nga kjo parcelë, në qoftë se nga 1 dynym tokë merren 30 kv shalqi? 5. Një fushë me përmasa 40 m x 25 m është rrethuar nga një lulishte me gjerësi 2 m (fig. 8.14). Gjeni syprinën e lulishtes.22540 Fig. 8.146. Katrori dhe drejtkëndëshi kanë syprina të barabarta. Brinja e katrorit është dy herë më e madhe se gjerësia e drejtkëndëshit. Gjeni perimetrin dhe syprinën e katrorit dhe drejtkëndëshit, në qoftë se gjatësia e drejtkëndëshit është 20 cm. 7. Në figurën 8.15, ABCD është paralelogram. Jepet m(∡DAH)= 45o dhe AH = 8 cm. Gjeni syprinën e paralelogramit në qoftë se AB = 16 cm. (AH = DH, sepse trekëndëshi AHD është barakrahës).A BCHD45° Fig. 8.15
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74