Page 71 - Demo
P. 71


                                    69 8.9 Syprina e rombit. Syprina e trapezit1. Diagonalet e rombit janë në raportin 3 : 5. Shuma e tyre është 56 cm. Gjeni syprinën e rombit.2. Gjeni syprinën e rombit me brinjë 5 cm dhe lartësi 3 cm.3. Bazat e trapezit janë 10 cm dhe 4 cm, ndërsa lartësia e tij është mesatarja aritmetike e bazave. Gjeni syprinën e trapezit. 4. Gjeni lartësinë e trapezit me baza 18 cm, 12 cm dhe syprinë 210 cm2. 5. Bazat e trapezit janë në raportin 3 : 5. Lartësia e tij është 12 cm dhe syprina 192 cm2. Gjeni bazat e trapezit. 6. Baza e vogël dhe lartësia e një trapezi kënddrejtë janë nga 8 cm. Gjeni bazën e madhe të trapezit, në qoftë se syprina e tij është 80 cm2.7. Në figurën 8.16, ABCD është trapez dybrinjënjëshëm me kënd të ngushtë45o. Lartësia e tij është 6 cm dhe syprina 90 cm2. Gjeni bazën e vogël të trapezit.A BD CF E45°Fig. 8.168. Baza e vogël e trapezit është 25% e bazës së madhe të tij. Syprina e trapezit është 300 cm2 dhe lartësia e tij është 20 cm. Gjeni bazat e trapezit. 9. Baza e madhe e trapezit është 3 herë më e madhe se baza e vogël e tij. Gjeni bazat, në qoftë se lartësia e trapezit është 10 cm dhe syprina 300 cm2. 
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75