Page 72 - Demo
P. 72


                                    708. Matja e madhësive gjeometrike 8.10 Syprina e qarkut (sipërfaqes rrethore)1. Gjeni diametrin e rrethit, kur jepet syprina e qarkut: a) 144 π cm2; b) 100 π cm2; c) 225 π cm2. 2. Gjeni perimetrin e rrethit kur jepet syprina e qarkut: a) S = 254,34 cm2; b) S = 64 π cm2.3. Gjeni syprinën e qarkut kur jepet perimetri i rrethit: a) P = 100,48 cm; b) P = 9 π cm.4. Dy tuba uji me diametra 6 cm dhe 8 cm duhet të zëvendësohen me një tub me syprinë të prerjes tërthore (nën kënd të drejtë) sa shuma e syprinave të tubave. Gjeni diametrin e këtij tubi. 5. Në figurën 8.17, gjysmërrathët kanë si diametra brinjët e drejtkëndëshit.Gjeni syprinën e zonës së hijezuar. (Përmasat janë në cm) 812Fig. 8.176. Gjeni syprinën e hijezuar. (Përmasat janë në cm) (fig. 8.18).610Fig. 8.18
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76