Page 82 - Demo
P. 82
809. SHPREHJET ME NDRYSHORE,EKUACIONE, INEKUACIONE 9.7 Problema që zgjidhen me ekuacione me një ndryshore1. Alba dhe Albani kanë së bashku 40 euro. Nëse Alba ka tri herë më shumë euro se Albani, nga sa euro ka secili prej tyre? 2. Për të prodhuar 228 detale punuan dy tornitorë, nga të cilët njëri bën 15 detale në orë, kurse tjetri bën 12 detale në orë. Pagesa u bë për 17 orë pune gjithsej. Sa orë pune ka bërë secili tornitor? 3. Në shportë kishte 2 herë më pak mollë se në arkë. Pasi hoqën nga shporta 10 mollë dhe i vunë në arkë, sasia e mollëve në shportë u bë 5 herë më e vogël sesa në arkë. Sa mollë kishte në fillim në shportë?4. 3 punëtorë mbollën 78 shkurre dekorative. I pari mbolli 2 herë më pak se i dyti, kurse i treti mbolli 14 shkurre më tepër se i pari. Sa shkurre mbolli i pari? 5. Perimetri i trekëndëshit është 16 cm. Dy brinjë të tij janë të barabarta dhe janë nga 2,9 cm më të mëdha se brinja e tretë. Sa cm janë këto brinjë? 6. A mundet që 59 kuti konserve t’i vendosim në tri arka, në mënyrë që në arkën e tretë të jenë 9 kuti më tepër sesa në të parën, kurse në të dytën të jenë 4 kuti më pak se në të tretën? 7. Në tabelë është shkruar një numër. Një nxënës e mblodhi atë me 23, kurse tjetri zbriti prej tij numrin 1. Rezultati që gjeti nxënësi i parë është 7 herë më i madh se rezultati që gjeti i dyti. Cili numër është shkruar në tabelë? 8. Një shalqi është 2,5 kg më i lehtë se një tjetër dhe 2 herë më i lehtë se një i tretë. A është e mundur që i pari dhe i treti të jenë 3 herë më të rëndë se i dyti (të marrë së bashku)? 9. Nëna dhe djali i saj së bashku janë 50 vjeç. Para 4 vitesh, mosha e nënës ishte 6 herë më e madhe sesa mosha e djalit. Gjeni sa vjeç janë nëna dhe djali i saj.

