Page 84 - Demo
P. 84


                                    8210. SHNDËRRIME GJEOMETRIKE DHE TRUPA GJEOMETRIKË10 10.1 Përsëritje. Sistemi kënddrejtë koordinativ. Koordinatat e pikёs1. 	 Në figurën 10.1 gjeni koordinatat e pikave A, B, C, D, M, E, K, L, T.TKLABCE D xyOMFig. 10.1 2. Në një plan koordinativ konstruktoni pikat kur jepen koordinatat e tyre: A (–2; –5), B (4; –3), C (–3; 0), D (2; 4), E (–2; 6). 3. Plotësoni në vend të pikave: a) Pika (2; –4) ndodhet në kuadrantin e ··········; b) Pika (–3; –3) ndodhet në kuadrantin e ··········; c) Pika (2; 5) ndodhet në kuadrantin e ··········; d) Pika (–2; 6) ndodhet në kuadrantin e ··········. 4. Shkruani një pikë si edhe koordinatat e saj në qoftë se ajo ndodhet: a) në kuadrantin e parë; b) në kuadrantin e dytë; c) në kuadrantin e tretë; d) në kuadrantin e katërt. 5. Në planin koordinativ konstruktoni pikat A(–1; –1), B(–2; –2), C(1; 1), D(2; 2). Me anë të vizores tregoni që ato ndodhen në një drejtëz që kalon nga origjina e koordinatave. 
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88