Page 86 - Demo
P. 86
8410. SHNDËRRIME GJEOMETRIKE DHE TRUPA GJEOMETRIKË 10.2 Simetria sipas një drejtëze (simetria boshtore) 1. Në figurën 10.4 konstruktoni simetriket e pikave A, B dhe C në lidhje medrejtëzën d. ABCdFig. 10.4 2. Konstruktoni trekëndëshin ABC dhe një drejtëz d. Konstruktoni simetrikun e trekëndëshit ABC në lidhje me drejtëzën d, në qoftë se: a) Drejtëza d nuk e pret trekëndëshin. b) Drejtëza d puthitet me brinjën AB të trekëndëshit. c) Drejtëza d puthitet me mesoren AM të trekëndëshit. 3. Në një plan koordinativ gjeni pikën A (4; 3). a) Konstruktoni pika A1, simetrike e pikës A në lidhje me boshtin e abshisave dhe pika A2 simetrike e pikës A në lidhje me boshtin e ordinatave. b) Gjeni koordinatat e pikave A1 dhe A2. c) Tregoni se pikat A1 dhe A2 janë simetrike të njëra-tjetrës në lidhje me origjinën e koordinatave. 4. Në figurën 10.5 paraqitet balona ABCD.a) A është diagonalja [AC] bosht simetrie i saj? b) A është diagonalja [BD] bosht simetrie i saj? Arsyetoni. Fig. 10.5ABCD

