Page 87 - Demo
P. 87
8510.3 Drejtëzat (boshtet) e simetrisë së figurave1. Jepen pikat M (5; –4), N (–5; 4), P (–5; –4) dhe Q (5; 4). Pa i ndërtuar ato, tregoni: a) Cilat prej tyre janë simetrike në lidhje me boshtin e abshisave? b) Cilat prej tyre janë simetrike në lidhje me boshtin e ordinatave? c) Cilat prej tyre janë simetrike në lidhje me origjinën e koordinatave? 2. Në një plan koordinativ gjeni vendndodhjen e pikave A (3; 5) dhe B (5; –4). a) Konstruktoni pikat A1 dhe B1 simetrike të tyre në lidhje me boshtin e ordinatave. b) Gjeni koordinatat e pikave A1 dhe B1. c) Cili është lloji i katërkëndëshit ABB1A1? d) Njehsoni syprinën e tij. e) A është bosht simetrie i këtij katërkëndëshi boshti i ordinatave? Po boshti i abshisave? 3. Në një plan koordinativ konstruktoni pikat A(0; 6) dhe B(–4; 0). a) Konstruktoni pikën B1 simetrike të pikës B në lidhje me boshtin e ordinatave. Gjeni koordinatat e pikës B1. Tregoni që trekëndëshi ABB1 është barakrahës. b) Konstruktoni pikën A1 simetrike të pikës A në lidhje me boshtin e abshisave. Gjeni koordinatat e pikës A1. Tregoni që trekëndëshi ABA1 është barakrahës.c) Cili është lloji i katërkëndëshit ABA1B1? 4. Në një plan koordinativ konstruktoni pikat A (–4; 3) dhe B (4; 3). a) Tregoni që ato janë simetrike në lidhje me boshtin e ordinatave. Gjeni simetriket A1 dhe B1 të tyre në lidhje me boshtin e abshisave. b) Tregoni që pika B1 është simetrike e pikës A në lidhje me origjinën e koordinatave. c) Tregoni që pika A1 është simetrike e pikës B në lidhje me origjinën e koordinatave. d) Cili është lloji i katërkëndëshit AA1B1B?

