Page 90 - Demo
P. 90
8810. SHNDËRRIME GJEOMETRIKE DHE TRUPA GJEOMETRIKË5. Pikat A (m; 3) dhe B (–4; n) janë simetrike në lidhje me origjinën O (0;0) të sistemit koordinativ. Gjeni m dhe n. 6. Në një plan koordinativ konstruktoni trekëndëshin me kulme A (2; 2), B (7; 2) dhe C (7; 5). a) Konstruktoni trekëndëshin A1B1C1 simetrik të tij në lidhje me origjinën e koordinatave dhe gjeni koordinatat e kulmeve A1, B1 dhe C1. b) Tregoni që trekëndëshat ABC dhe A1B1C1 janë kongruentë. c) Njehsoni syprinën e trekëndëshit të dhënë dhe trekëndëshit simetrik.7. Në një plan koordinativ konstruktoni pikat A (–1; 2), B (–6; 2) dhe C (–1; 4). a) Tregoni llojin e trekëndëshit ABC. b) Konstruktoni trekëndëshin A1B1C1 simetrik të tij në lidhje me origjinën e koordinatave. c) Gjeni koordinatat e pikave A1, B1 dhe C1. Tregoni që trekëndëshat ABC dhe A1B1C1 janë kongruentë. d) Gjeni syprinën e trekëndëshit A1B1C1. 8. Në figurën 10.10, segmenti AB është ndarë në katër pjesë të barabarta.a) Gjeni pikat simetrike të njëra-tjetrës në lidhje me pikën M. b) A mund të themi që pika M është qendër simetrie e segmentit AB? Po e segmentit NP? c) A mund të themi që pika N është qendër simetrie e segmentit AM? A N M P BFig. 10.10 9. Dy segmente [AB] dhe [CD] priten në mesin e tyre M (fig. 10.11). Tregoniqë pika M është qendër simetrie e katërkëndëshit ACBD. DBMA CFig. 10.11

