Page 92 - Demo
P. 92
9010. SHNDËRRIME GJEOMETRIKE DHE TRUPA GJEOMETRIKË4. Një kuboid e ka bazën katror, ndërsa lartësia e tij është dyfishi i bazës.Gjeni vëllimin i kuboidit, në qoftë se syprina anësore e tij është 200 cm2. 5. Një depozitë llamarine ka formë kuboidi me përmasa 4 m, 6 m dhe 5 m. a) Sa ujë nxë kjo depozitë në qoftë se mbushet tërësisht? b) Për t’u mbrojtur nga korozioni ajo ngjyroset me ngjyrë. Sa ngjyrë duhet për ngjyrosjen e saj, në qoftë se për të ngjyrosur 1 m2 llamarinë duhet 150 g ngjyrë? 6. Për ndërtimin e një kubi prej llamarine u deshën 2400 cm2 llamarinë. Sa litra ujë nxë ky kub? 7. Një detal prej hekuri ka formë kuboidi me bazë katror me brinjë 2 cm. Lartësia e tij është sa pesëfishi i brinjës së bazës. Sa është masa e këtijdetali? (Dendësia specifike e hekurit 7,8 g/cm3). 8. Një urë ka katër këmbë betoni me përmasa të bazës 4 m x 1,5 m. Lartësia mbi tokë e këmbëve të urës është 6 m. Sa beton është harxhuar për ndërtimin e tyre, duke ditur se këmbët e urës janë 2 metra nën ujë?9. Një bllok betoni prodhohet duke derdhur 720 cm3 beton në një formë me bazë drejtkëndore me përmasa 12 cm me 10 cm.a) Gjeni lartësinë e bllokut të betonit.b) Gjeni syprinën e përgjithshme të tij.10. Tarraca e një pallati ka formën e një drejtkëndori me përmasa 50 m me 30 m. Ajo është e mbuluar me dëborë me trashësinë 40 cm. Gjeni sa peshon dëbora mbi tarracë, në qoftë se 1 m3 dëborë peshon 65 kg. 11. Babai i Arbrit duhet të konstruktonte një depozitë uji në formën e kuboidit me përmasa 3 m, 2 m dhe 5 m. Llamarina kushton 10 euro për m2. Gjeni sa kushton konstruktimi i depozitës, nëse gjatë prerjes humbet 10% e llamarinës.

