Page 98 - Demo
P. 98


                                    9610. SHNDËRRIME GJEOMETRIKE DHE TRUPA GJEOMETRIKË5. 	 Vëllimi i shtyllës së çeliktë të treguar në figurë është 1200 cm3. Gjeni gjatësinë e saj. 111.51.54Fig. 10.256. Pishina në formë kuboidi me gjatësi 12 m, gjerësi 8 m dhe thellësi 2 m mbushet nëpërmjet një tubi që lëshon 300 litra ujë në minutë. Për sa minuta mbushet pishina?7. Një kub prej bakri me brinjë a = 30 cm duhet të shkrihet për t’u përshtatur si pllakë me përmasa 150 cm dhe 20 cm. Sa është trashësia e pllakës?8. Një prizëm i drejtë e ka bazën trekëndësh kënddrejtë me hipotenuzë 13 cm dhe njërin katet 5 cm. Lartësia e prizmit është 10 cm. Gjeni: a) syprinën anësore të prizmit;b) syprinat e bazave të prizmit;c) syprinën e përgjithshme e prizmi;d) vëllimin e prizmit.9. Një pishinë ka formë kuboidi me përmasa 50 m me 20 m. Gjeni për sa kohë do të mbushet ajo me ujë deri në lartësinë 1,5 metra, në qoftë se për 1 minutë futet 8 m3 ujë.10. Dy enë kanë formë kuboidi. E para ka përmasa 8 cm, 4 cm dhe 3 cm dhe e dyta ka përmasa 10 cm, 4,5 cm dhe 2 cm. Cila prej tyre nxë më shumë ujë? Argumentoni përgjigjen tuaj.
                                
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102