Page 99 - Demo
P. 99


                                    97 10.10 Vëllimi i piramidës1. Prizmi dhe piramida kanë bazën e përbashkët dhe lartësi të barabarta. Vëllimi i piramidës është 20 cm3. Sa është vëllimi i prizmit?2. Baza e piramidës është trekëndëshi kënddrejtë me hipotenuzë 17 cm dhe njërin katet 15 cm. Lartësia e piramidës është e barabartë me katetin më të vogël të bazës. Gjeni vëllimin e piramidës.3. Baza e piramidës është katrori me diagonale 6 cm. Lartësia e piramidës është është 15 cm. Gjeni vëllimin e saj.A BC15 cm6 cmD OS Fig. 10.264. Baza e piramidës është drejtkëndëshi me brinjë 8 cm e 6 cm. Lartësia e piramidës është e barabartë me diagonalen e bazës. Gjeni vëllimin e saj.5. Baza e piramidës është trekëndëshi barakrahës me bazë 6 cm dhe brinjë anësore 5 cm. Lartësia e piramidës është e barabartë me lartësinë e trekëndëshit barakrahës. Gjeni vëllimin e piramidës.6 cmh6 cm Fig. 10.276. Trekëndëshi kënddrejtë barakrahës me hipotenuzë 20 cm është bazë e një piramide me vëllim 300 cm3. Gjeni lartësinë e piramidës.7. Trekëndëshi barabrinjës me brinjë 6 cm është bazë e piramidës. Lartësia e piramidës është e barabartë me lartësinë e bazës. Gjeni vëllimin e saj.
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103