Page 10 - Demo
P. 10
8TEMA 1Procesi i fabrikimit të plastikësMënyrat e tjera të formimit të plastikës1. Formimi me derdhje (casting)Ky proces është i ngjashëm me atë të derdhjes së metaleve. Lënda plastike nxehet dhe hidhet në kallëp. Gjatë formimit, aplikohet presion i ulët nëse është e nevojshme dhe vakum për heqjen e flluskave të ajrit, të bllokuara brenda masës së plastikës. Pas ftohjes së plastikës, bëhet hapja e kallëpit dhe nxjerrja e produktit (shih figurën).A është e përshtatshme kjo mënyrë për prodhimin e artikujve të zbrazët? Tregoni disa shembuj të artikujve plastikë që mund të prodhohen në këtë mënyrë.2. Kompresimi (ngjeshja)Gjatë këtij procesi, lënda e papërpunuar nxehet paraprakisht dhe vendoset në zgavrën e hapur të një kallëpi. Më pas, ulet kapaku i kallëpit, duke ushtruar ngjeshje mbi materialin plastik, duke i dhënë kështu formën e kërkuar. Formimi me ngjeshje siguron që plastika e ngrohur të rrjedhë sipas formës së kallëpit. Në fund, plastika e ngjeshur ftohet, pritet dhe hiqet nga kallëpi (shih figurën). Procedura përdoret gjerësisht në prodhimin e pjesëve të automobilave, pasi kërkon pjesë që janë të forta dhe të qëndrueshme. Çfarë objektesh të tjera mund të fabrikohen në këtë mënyrë?Mësimi 1.4 TEMA1objekti përfundimtarkallëpiProcesi i kompresimitKokrriza plastike Pjesa e derdhur (e formuar)

