Page 11 - Demo
P. 11
9MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYRE3. KalenderimiËshtë një proces formimi, ku masa e plastikës, pasi ngrohet, kalon nëpër disa rula, të cilët e rrotullojnë atë duke e petëzuar në filma, fletë ose veshje petëzimi. Pasi fletët e plastikës arrijnë trashësinë e duhur, kalojnë në disa cilindra të tjerë ftohës. Ruli mund të pajiset dhe me dizajne artistike, të cilat do të shfaqen në produktin e përfunduar (shih figurën).Si mendoni, ç’lloje objektesh plastike mund të prodhohen në këtë mënyrë?4. LaminimiLaminimi është një proces, në të cilin rrëshira termofikse aplikohet vetëm në fletë letre, asbest, pëlhurë, dru, qelq, fibra etj., dhe ato i nënshtrohen presionit të madh, duke i lejuar të kalojnë nëpër rula, për të formuar laminate plastike. Trashësia e fletëve varion nga 0,12 mm në 15 mm. Për shkak të sipërfaqes së këndshme që rezulton në përfundim, ky proces përdoret për qëllime dekorative.substrati i dytësubstrati i parëRULI NIPSHTRESA \RULI I FTOHJESlaminatiTregoni disa shembuj të prodhimeve plastike që prodhohen nëpërmjet laminimit. Cilat janë vetitë e këtyre materialeve?

