Page 12 - Demo
P. 12
10TEMA 15. Formimi me rrotullimNëpërmjet formimit me rrotullim, prodhohen pjesë të produkteve plastike me zgavër. Rrëshira e lëngshme hidhet në një kallëp të caktuar. Kallëpi nxehet dhe ndërkohë rrotullohet, derisa rrëshira të veshë gjithë pjesën e brendshme të tij. Pasi forma të jetë ftohur, plastika ngurtësohet dhe hiqet nga kallëpi, duke formuar një produkt plastik me mure të njëtrajtshme. Përdoret zakonisht në prodhimin e pjesëve të makinave, koshave të magazinimit.6. Printimi 3DËshtë një nga risitë e teknologjisë. Këto janë makineri që përdorin kompjuterat për të ndërtuar objekte tredimensionale, pra trupa të ndryshëm. Objektet e printuara 3D, së pari dizajnohen në një program modelimi CAD, krijohen përmes një procesi shtesë, ku printeri, i udhëhequr nga një program kompjuterik, vendos shtresë pas shtrese materialin plastik derisa të “printohet” objekti i dëshiruar. Me printimin 3D mund të prodhohen forma të ndërlikuara, pa konsumuar aq material sa kërkojnë metodat tradicionale të prodhimit. Printimi 3D është në gjendje ta kthejë një dizajn në produkt me shpejtësi dhe saktësi të lartë. Ai mund të gjejë zbatim të pakufizuar në industrinë e plastikës, paketimit, kujdesit shëndetësor dhe në industrinë e automobilave.HAPI I PARË HAPI I DYTË HAPI I TRETË HAPI I KATËRTpluhurikallëpinxehjambushja e kallëpitrrotullimi dyaksëshftohja nxjerrja nga kallëpi e produktitShembuj:

