Page 13 - Demo
P. 13


                                    11MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYRE7. TermoformimiTermoformimi plastik është një proces i përpunimit të plastikës në të nxehtë. Fleta e butë plastike ngrohet dhe më pas vendoset në kallëp. Fleta ngjishet pas kallëpit falë vakumit. Më pas, forma plastike e përftuar, pasi ftohet dhe ngurtësohet, nxirret nga kallëpi. Termoformimi përdoret për të krijuar produkte plastike, si: veshjet e frigoriferit, kapakët etj.Gjatë këtij procesi, përdoret një fletë plastike ose film i prodhuar nga procese të tilla paraprake, si derdhja ose kalendimi. Hapat e përfshirë në termoformim janë:• ngrohja e fletës plastike;• përpunimi i fletës plastike duke përdorur veprim mekanik ose pneumatik, për t’i dhënë formë tredimensionale;• prerja e pjesës së formuar nga pjesa tjetër e fletës.kllapa (morseta)fleta plastikekallëpi pjesa e futur në kallëppjesa e përfunduarnxehësitpompa e vakumit1. Tregoni me çfarë teknologjie janë prodhuar materialet e mëposhtme.Shembuj: 
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17