Page 19 - Demo
P. 19


                                    17MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYRE SHKATHTËSITË E TË PUNUARITMësimi 2.4 TEMA2Punimi 2 – Shishja plastike si dekor Fundi i shisheve plastike ka formën e petaleve të luleve. Këto shishe mund t’i përdorim për të krijuar dekore të ndryshme në formë lulesh. Mund të përdorim pjesën e poshtme, por edhe atë të sipërme për të krijuar forma të ndryshme.Materialet e duhura:• shishe plastike;• gërshërë;• ngjyrë spërkatëse;• gjilpërë e trashë;• pe peshkimi.Udhëzime:1. Marrim shishen plastike, e lajmë, e pastrojmë dhe i heqim etiketën.2. Me gërshërë, e presim dhe e ndajmë në tri pjesë: pjesën e sipërme, mesin dhe fundin.3. Fundin e shishes e presim dhe e modelojmë në formë luleje kamomili apo ndonjë formë tjetër luleje, të cilën mandej edhe mund ta ngjyrosim sipas dëshirës.4. Me gjilpërë shponi mesin e petalit dhe me perin e peshkimit lidhini lulet në varg. Përdorini ato për dekorimin e dhomës së gjumit, oborrit etj. Punimi i objekteve me materiale artificiale
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23