Page 21 - Demo
P. 21
19MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYRE SHKATHTËSITË E TË PUNUARITKrijimi i projekteve me materialedhe mjete të ndryshmeKrijimi i një kornize për këndin e klasësMjetet e nevojshme:• 4 listela të holla druri• një copë kompensatë• disa gozhda të vogla• spango• ngjitës druriVeglat e duhura: çekiç, metër, sharrë dore, laps.Mbani mend:Para se të filloni punën, lexoni rregullat që duhet të keni parasysh kur përdorni veglat ose makineritë gjatë punës në laborator. Këto rregulla i gjeni në shtojcën në fund të Fletores së punës.Mësimi 2.5 TEMA2Hapat: 1. Matni saktë me metër përmasat e kompensatës, të cilat duhet të jenë sa përmasat e kornizës dhe shënojini me laps. (Përmasat e kornizës mund t’i zgjidhni sipas dëshirës.) Kompensata do të lidhë nga mbrapa kornizën. Priteni atë me sharrë dore sipas formës së shënuar.2. Matni listelat me metër dhe shënoni me laps përmasat që duhen për të formuar kornizën. 3. Pritini me sharrën e dorës pjesët e tepërta. Për të krijuar një bashkim më të mirë të listelave dhe më estetik, pritini skajet me kënd 450.

