Page 22 - Demo
P. 22


                                    20TEMA 24. Bashkoni listelat me njëra-tjetrën për të krijuar formën e kornizës. Përdorni ngjitësin e drurit për t’i bashkuar dhe për t’i shtrënguar. Lëreni të thahet, pastaj ngulni dy gozhda në çdo cep për të siguruar kornizën.5. Kompensata vendoset në anën e pasme të kornizës. Për këtë, aplikoni ngjitësin e drurit në pjesën e pasme të kornizës dhe më pas vendosni sipër pjesën e kompensatës së prerë. Sigurohuni që të gjithë cepat e kompensatës të jenë të puthitur me cepat e kornizës dhe lërini të thahen. Shtoni gozhdët rreth skajit të pasmë për t’u siguruar.6. Korniza duhet të varet në mur. Për këtë, në mesin e brinjës së sipërme të kornizës, shënoni me laps dy pika të baraslarguara. Në pikat e shënuara, ngulni dy gozhdë të vogla. 7. Priteni spangon në një gjatësi të konsiderueshme, pak më shumë se dyfishin e distancës së gozhdëve. Lidhni skajet e spangos me secilën gozhdë. 8. Pasi ta keni përfunduar kornizën, provoni ta ngjitni në mur.9. Fillimisht përcaktoni në mur vendin ku do të varet korniza. 10. Ngulni me çekiç gozhdën në mur dhe vareni kornizën.Në fund të punës, plotësoni pyetësorin:A hasët vështirësi gjatë krijimit të kornizës? Cilat ishin ato? Si i tejkaluat?Çfarë do t’i shtonit tjetër kornizës? TEMA3
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26