Page 26 - Demo
P. 26


                                    24TEMA 124TEMA 3Mësimi 3.4 TEMA3Vizatimi teknik i skicave dhe projeksioneve1. Mjetet dhe materialet e përdorura për vizatimin e projekteveLapsat e posaçëm mekanikë për vizatime teknike përmbajnë një tub cilindrik. Fisheku i grafitit vendoset brenda këtij tubi dhe mund të shtyhet nga fundi i boshtit, duke përdorur butonin në pjesën e sipërme të lapsit. Tubi e mbron majën që të mos thyhet lehtë dhe na lejon ta përdorim lapsin me lehtësi (shih figurën).Stilolapsi teknik është mjet vizatimi me saktësi të lartë. Mund të rimbushet me ngjyrë përmes fishekëve. Stilolapsat teknikë janë të disponueshëm në trashësi të ndryshme, kështu që mund të zgjidhet i duhuri për përdorimin e shablloneve specifike.Vizoret për vizatimet teknike janë prej alumini, plastike ose pleksiglasi (një lloj plastike e rrahur, e fortë, që përdoret shpesh për të zëvendësuar xhamin, sepse ka peshë shumë më të lehtë). Vizoret dhe skuadrat ju lejojnë të vizatoni vija të drejta, të matni distancat deri në 50 cm, si dhe të përcaktoni këndet. Linjat e lakuara mund të vizatohen lehtësisht duke përdorur komplete vizoresh të lakuara.Kompasi përdoret për të vizatuar rrathë, për ndarjen e vijave ose për ndarjen e këndeve.Gomat janë të disponueshme në të gjitha llojet e madhësive dhe modeleve. Gomat e buta përshtaten bukur me letrën, gjë që i ndihmon ato t’i heqin më mirë njollat. Tabelat e vizatimit vijnë në një sërë dimensionesh të ndryshme. Ato janë prej plastike të qëndrueshme ndaj goditjeve dhe të pathyeshme, gjithashtu edhe rezistente ndaj çdo shpimi nga kompasi. Funksioni i fiksimit të letrës në të dyja anët e tabelës, e mban letrën (W) Gjerësia(H) Lartësia(L) GjatësiaDjathtasPërparaLartWDLWDLartLartD = 3 njësiAnashW = 3 njësiParaL = 5 njësiL = 5Anash ParaW = 3H = 3 LWDL12345671234567
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30