Page 29 - Demo
P. 29
27MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYRE(W) Gjerësia(H) Lartësia(L) GjatësiaDjathtasPërparaLartWDLWDLartLartD = 3 njësiAnashW = 3 njësiParaL = 5 njësiL = 5Anash ParaW = 3H = 3 LWDL12345671234567Këndet e projeksionit1. Këndi i parë i projeksionitKur objekti vendoset në kuadrantin e parë dhe vëzhguesja i shikon këto objekte nga ana e djathtë dhe nga lart, atëherë pamja që do të shohë ajo, do të duket si vizatimet 2D (të paraqitura me të kuqe), të krijuara në rrafshin horizontal dhe vertikal, siç tregohet në figurë.Për të krijuar pamjet e tjera në kuadrantin e parë, duhet ta vendosni objektin midis rrafshit të vëzhgueses dhe rrafshit të projeksionit. Pra, nëse e shikoni vizatimin nga e majta, projeksioni i tij do të bëhet në një rrafsh në të djathtë; nëse e shikoni nga përpara, projeksioni i tij do të bëhet nga pas, e kështu me radhë. Kjo do të thotë që pamjet përfundimtare të projeksionit të këtij vizatimi në këndin e parë të projeksionit, do të duken si imazhi i mëposhtëm. Mësimi 3.5 TEMA3këndi i parëAktivitet: Palosni një karton (format A4) në dy pjesë të barabarta. Kështu, ju keni krijuar këndin e parë të projeksionit. Vendosni një objekt të vogël në hapësirën ndërmjet dy planeve të krijuara dhe ndriçojeni me elektrik dore objektin nga përpara dhe nga lart. Vështroni hijen që krijon objekti në secilin plan. pamja nga poshtëpamja nga e djathta pamja nga përpara (ballore) pamja nga e majta pamja nga sipër (lart)pamja izometrikeSHKATHTËSITË E DIZAJNIMIT

