Page 32 - Demo
P. 32


                                    30TEMA 130TEMA 4Mësimi 4.1 TEMA4Rëndësia e teknologjisë ushqimore dhe funksioni i saj• Transformimi i prodhimit të papërpunuar në një produkt përfundimtar, të shijshëm dhe tërheqësNë shkencën e ushqimit, studiuesit shqyrtojnë metoda të ndryshme të përpunimit dhe ruajtjes, si: tharja, ngrirja, pasterizimi dhe konservimi. Në këtë mënyrë, ata studiojnë metoda të reja për të përpunuar lëndët e para në produkte të gatshme, pa shkatërruar lëndët ushqyese të dobishme, duke bërë të mundur që konsumatorët të marrin shijen dhe kënaqësinë nga ushqimet e ndryshme që provojnë në treg. Për shembull, studimi i shkencës së ushqimit ka mundësuar transformimin e misrit të papërpunuar në ushqim për fëmijët, frutat në lëngje frutash etj. Pyesni prindërit se cilat kanë qenë mënyrat e konservimit dhe ruajtjes së ushqimit vite më parë, kur shkenca e ushqimit nuk ka qenë kaq e zhvilluar sa sot. Përshkruani një nga mënyrat që përdorej atëherë.1. Shkruani disa argumente që tregojnë se si e ka bërë më të thjeshtë jetën tonë shkenca e ushqimit.2. Shkruani disa këshilla për ruajtjen e frutave dhe perimeve për një kohë të gjatë.TEMA4
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36