Page 33 - Demo
P. 33


                                    31NJERIU DHE SHOQËRIA NË TEKNOLOGJI MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYREMësimi 4.2 TEMA4Ushqim i shëndetshëm Shkruani disa këshilla që na ndihmojnë për të mos shpërdoruar ushqimin.1.2.3.4.Dieta ushqimore Në tabelën e mëposhtme jepen disa këshilla në lidhje me dietën ushqimore.Duhet të konsumojmë çdo ditë fruta, perime, bishtajore (si thjerrëzat, fasulet), arra dhe drithëra të plota, të papërpunuara, si misër, tërshërë, grurë. Marrja e rekomanduar ditore për një të rritur përfshin: fruta, perime, mish dhe fasule. Mish i kuq mund të hahet 1-2 herë në javë dhe mishi i pulës 2-3 herë në javë. Duhet të hamë të paktën 5 porcione me fruta dhe perime në ditë (të paktën 400 g), patate, patate të ëmbla etj.Është mirë të kufizojmë kripën në më pak se 5 g në ditë (afërsisht 1 lugë çaji) dhe të përdorim kripë të jodizuar.Duhet të kufizojmë marrjen totale të energjisë nga sheqernat e lira, në rreth 12 lugë çaj (sasi e barabartë me 50 g). Shumica e sheqernave të lira shtohen në ushqime ose pije nga prodhuesit, kuzhinierët apo edhe nga vetë konsumatorët. Sheqerin natyral mund ta marrim edhe nga mjalti organik.Mënyra më e mirë për të kufizuar marrjen totale të energjisë nga yndyrat në më pak se 30%, do të ishte konsumimi i produkteve që përmbajnë yndyra të pangopura (peshk, avokado, arra, fara luledielli, kanola dhe vaj ulliri). Pra, duhet të shmangim marrjen e yndyrave të ngopura që gjenden te mishi, gjalpi, vaji i palmës dhe i kokosit, kremi, djathi etj. Yndyrat e prodhuara në mënyrë industriale, të cilat gjenden tek ushqimet e përpunuara, ushqimet e shpejta, ushqimet e lehta, ushqimet e skuqura, picat e ngrira, byrekët, biskotat, margarina, nuk janë pjesë e një diete të shëndetshme.Shkruani një recetë gatimi që konsumoni në shtëpi dhe argumentoni pse është e shëndetshme. Ku ndryshon receta juaj nga ajo që mund të blihet e gatshme në supermarket?
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37