Page 37 - Demo
P. 37
35NJERIU DHE SHOQËRIA NË TEKNOLOGJI MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYRETransporti ajrorTransporti ajror bëhet me aeroplanë, helikopterë dhe mjete të tjera. Ndodh që në ajër të jenë shumë aeroplanë në të njëjtën kohë. Për këtë arsye, udhëtimi ajror është sistemi më kompleks i transportit dhe rregullohet e mbikëqyret nga qeveria.A njihni mjete të tjera të transportit ajror? __________________________________________________________________________________________________Mjetet hapësinorePrej vitesh është zhvilluar edhe një lloj tjetër transporti, ai hapësinor. Për këtë kujdeset veçanërisht NASA (National Aeronautics and Space Administration), Enti Kombëtar për Aktivitetet Hapësinore dhe Aeronautike. NASA është agjencia qeveritare civile, përgjegjëse për drejtimin e programit hapësinor dhe të kërkimit aerohapësinor në SHBA. Kjo përfshin anijet kozmike dhe mjetet për eksplorimin e gjithësisë.Çfarë dini për anijet kozmike?________________________________A e dini se...Anija e parë kozmike që hyri në orbitë ishte Columbia, në vitin 1981. Në një mision hapësinor, një anije kozmike me katër astronautë orbiton 115 milje mbi Tokë. Ngarkesa që bart anija kozmike mund të peshojë deri në 30 000 kg.Shpejtësia e anijes është rreth 27 000 km/orë. Kur anija arrin në orbitë, astronauti hap dyert e portës së ngarkesave, ku ruhet një satelit komunikimi. Astronauti kontrollon një mekanizëm krahu, që kap satelitin dhe e lëshon atë në një distancë të sigurt nga anija. Gjithashtu, krahu mund të marrë satelitët që tashmë gjenden në orbitë.

