Page 39 - Demo
P. 39


                                    37NJERIU DHE SHOQËRIA NË TEKNOLOGJI MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYREMësimi 4.6 TEMA4Si mund të përdoret teknologjia për të rritur ndërgjegjësimin kundër pirjes së duhanitNxënësit ndahen në disa grupe, për të pyetur banorët e komunitetit ku jetojnë, se sa zbatohet ligji antiduhan në ambientet publike. Të anketuarit do të japin përgjigje të ndryshme, prandaj duhet të përgatitni paraprakisht një tabelë në Excel, e cila do t’ju ndihmojë t’i mblidhni të dhënat në mënyrë të saktë. Më pas, këto të dhëna hidhini në kompjuter. Analizoni se sa për qind e njerëzve janë pro ligjit antiduhan dhe sa prej tyre janë kundër këtij ligji. Argumentoni përfundimin e anketës, bazuar te përgjigjet e të anketuarve. Prezantoni gjetjet tuaja në klasë, duke përdorur programin PowerPoint. Pyetjet që do t’u bëni të anketuarve:A ju bezdis pirja e duhanit në ambientet ku qëndroni, si për shembull lokal, restorant etj.?A mund të na thoni se cilat janë vendet ku pihet më së shumti duhan në Kosovë? Sa i dëmshëm është duhani për ata që nuk e konsumojnë, por thithin tymin e tij?Si mund të ndërgjegjësojmë sa më shumë të rinj për dëmet që sjell duhani në organizëm?Përdorimi i internetit për kërkime të ndryshmeInterneti është një prej teknologjive që ka ndryshuar jetën e njeriut. Kështu, për t’u njohur më mirë me pasojat e duhanpirjes në shëndetin e njeriut, do t’ju këshillonim të përdorni Google Chrome për të gjetur informacion në internet. Përveç Google Chrome, ka edhe shfletues të tjerë si: Microsoft Edge, Safari, Mozilla Firefox, Opera. Programi Opera dhe Safari janë programe që përdoren më së shumti nga personat të cilët punojnë me sistemet MacOs. Gjeni informacion në internet për temën e mësipërme. Përgatitni një hamer me fotografi dhe informacione që dëshironi t’i ndani me fëmijët e tjerë, për t‘i ndërgjegjësuar për dëmet që sjell duhani. AKTIVITETAktivitete ndërgjegjësuese në shkollë për mbrojtjen e mjedisit
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43