Page 44 - Demo
P. 44


                                    42TEMA 142TEMA 5Mësimi 5.4 TEMA5TEMA5Pajisjet elektrike dhe elektronike • Llamba elektrike u shpik nga Tomas Edison, në vitin 1879.• Zbulimi i parë i madh në elektronikë ndodhi në vitin 1904, nga J. A. Flemingu, me shpikjen e tubit të vakumit (i quajtur edhe valvula termionike). Tubat e vakumit bënë të mundur shpikjen e televizorit, radios, radarëve, telefonave, amplifikatorëve dhe furrave me mikrovalë.• Në vitin 1947, laboratorët Bell zhvilluan tranzistorin e parë, bazuar në kërkimet e Shoklit, Bardinit dhe Briteinit.• Në prill të vitit 1955, IBM 608 ishte produkti i parë i IBM-së që përdori qarqet e transistorit pa asnjë tub vakum dhe mendohet të jetë kalkulatori i parë tërësisht i transistorizuar që do të prodhohej për tregun komercial.• Në vitin 1959, Xhek Kilbi i Texas Instruments zhvilloi qarkun e parë të integruar. Qarqet e integruara përmbajnë një numër të madh pajisjesh gjysmëpërçuese, siç janë diodat dhe transistorët, në një zonë shumë të vogël. Zhvillimi i qarqeve të integruara (IC) dhe transistorëve, krijoi mundësinë për shpikjen e pajisjeve digjitale.• Shpikja e internetit, një arritje e rëndësishme e njerëzimit, u bë në vitin 1960. Megjithatë, versioni i zhvilluar i internetit u bë i njohur nga Tim-Bernër Li, në vitin 1980.1. Si mendoni, cilat janë fushat ku interneti ka dhënë një hov të madh zhvillimi?2. Cilat janë disa nga profesionet që sot nuk mund të ushtrohen, nëse nuk dimë të përdorim kompjuterin? Argumentoni përgjigjen tuaj.
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48