Page 45 - Demo
P. 45


                                    43STRUKTURAT, MEKANIZMAT, FORCAT DHE ENERGJIA MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYREMësimi 5.5 TEMA5Makinat e thjeshta• Llojet e levaveSi funksionon leva e llojit të parë?Kur doni të hapni me kaçavidë kapakun e një kanaçeje, duhet të ushtroni forcë mbi dorezën e kaçavidës, në një distancë më të madhe prej ngarkesës. Në këtë rast, rrethi i kanaçes mund të konsiderohet si pikë mbështetëse e vendosur midis forcës aktive dhe ngarkesës, ndërsa kapaku është ngarkesa që është më afër pikës mbështetëse. Meqenëse krahu i forcës aktive është më i madh se krahu i ngarkesës, ju mund të ushtroni një forcë të madhe në ngarkesë, në mënyrë që të hapni kapakun.Tregoni shembuj të tjerë të levave të llojit të parë:Si funksionon leva e llojit të dytë?Karroca përdoret për të ngritur një ngarkesë të rëndë dhe për ta mbartur atë në një distancë të madhe.Në rastin e një karroce dore, pika mbështetëse ndodhet në bosht-rrotë dhe në timon. Forca aktive mund të lëvizë në një distancë të madhe, për të ngritur një ngarkesë të rëndë. Tregoni shembuj të tjerë të levës së llojit të dytë: 
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49