Page 51 - Demo
P. 51
49STRUKTURAT, MEKANIZMAT, FORCAT DHE ENERGJIA MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYREMësimi 5.10 TEMA5Sistemi pneumatik dhe ai hidraulikAktiviteti praktik1. Sistemi i thjeshtë pneumatikPër të analizuar se si funksionon një sistem pneumatik, siguroni tri shiringa (dy duhet të jenë të së njëjtës madhësi, e treta me madhësi të ndryshme). Kur lidhen me secilën anë të një tubi plastik, dy shiringat dhe tubi plastik formojnë një sistem pneumatik: tubi i shiringës do të jetë cilindri dhe pompa do të jetë pistoni. Skema paraqitet si më poshtë:Hapat:• Filloni me dy shiringa me vëllim të barabartë.• Futni tubin plastik mbi majën e njërës shiringë me piston poshtë.• Tërhiqeni pompën e shiringës tjetër sa më shumë që të jetë e mundur.• Tani lidhni skajin tjetër të tubit plastik me majën e kësaj shiringe.• Shtyjeni pistonin e shiringës dhe shikoni se çfarë ndodh me shiringën tjetër.• Ndiqni të njëjtët hapa si më sipër, por përdorni dy shiringa me vëllim të pabarabartë. Këtë sistem pneumatik mund ta përdorni në projekte për krijimin e një vinçi si në figurë. Linku: tinyurl.com/4737w8y9

