Page 55 - Demo
P. 55
53STRUKTURAT, MEKANIZMAT, FORCAT DHE ENERGJIA MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYREHapi 7Bashkëngjitni një shiringë tjetër bosh. Ngjiteni në një kub me vrimë ose lidhni një përshtatës shiringe.Hapi 8Ngjitni një kub me vrima nën menteshë, më pas lidhni me fill plastik grykën e shiringës me të.Hapi 9Ngjitni një shkop në qendër të urës, më pas lidhni me fill plastik përshtatësin me të.Hapi 10Testojeni urën që ndërtuat. Ajo duhet të jetë në gjendje të ngrejë të paktën një lartësi si në figurë.Hapi 11Mbuloni pjesën e poshtme të urës me shkopinj artizanalë.Hapi 12Ndërtoni krahët e urës. Pasi të keni përfunduar, provoni qëndrueshmërinë e saj, më pas bëni ngritjen hidraulike.Çelësat elektrikëÇelësat dypolarë DPST dhe DPDT Çelësi DPST është një ndërprerës, i cili përbëhet nga katër terminale: dy kontakte hyrëse dhe dy kontakte dalëse. Ky çelës kyç ose shkëput të dyja qarqet njëkohësisht. Ai sillet si dy konfigurime të veçanta SPST, që funksionojnë njëherësh. Ka vetëm një pozicion ON dhe mund të aktivizojë dy kontaktet njëkohësisht, në mënyrë që çdo kontakt hyrës të lidhet me kontaktin përkatës të daljes. Në pozicionin OFF, të dy çelësat janë në gjendje të hapur. Ky lloj çelësi përdoret për të kontrolluar dy qarqe të ndryshme në të njëjtën kohë.Mësimi 5.14 TEMA5Çelësi DPDT – Këto lloj çelësash kanë dy hyrje dhe katër dalje. Ata janë si çelësa të dyfishtë me një pol, që operohen nga i njëjti aktivizues.Nëse do t’i konsiderojmë dy çelësa më vete secilin, Ç1 dhe Ç2, si duhet të jenë çelësat në skemën e dhënë në figurë, që të ndizet llamba? Rrethoni përgjigjen e saktë.a) Ç1 i hapur, Ç2 i hapur;b) Ç1 i hapur, Ç2 i mbyllur;c) Ç1 i mbyllur, Ç2 i hapur;d) Ç1 i mbyllur, Ç2 i mbyllur.LLambaBurimi i energjisë Simboli Çelësi DPSTSimboli Çelësi DPDT

