Page 57 - Demo
P. 57
55TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYRE• Më pas, zgjidhni dokumentin që duhet hapur dhe shtypni butonin Open.Ruajtja e dokumentit nëpërmjet komandës Save AsNë këtë rast, ruhet një kopje e dokumentit ekzistues me ndryshimet e bëra, duke mbajtur edhe versionin origjinal të dokumentit. Për këtë duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:• Pasi keni hapur dokumentin ekzistues dhe keni bërë ndryshimet, klikoni File/Save As.• Nëpërmjet komandës Save As,dokumenti mund të ruhet në kompjuter ose në hapësirën e memories OneDrive. • Klikoni Browse dhe zgjidhni adresën ku do të ruani dokumentin.• Te File Name, shkruani emrin e ri të dokumentit dhe shtypni butonin Save.1. Shkruani hapat që duhen ndjekur për të hapur një dokument ekzistues në Word.2. Hapni një dokument ekzistues nga kompjuteri dhe ruajeni në desktop me një emër të ri. a) Çfarë hapash ndoqët për të realizuar detyrën?

