Page 58 - Demo
P. 58
56TEMA 156TEMA 6Shkrimi dhe editimi i tekstit Kërkimi dhe zëvendësimi i tekstit1. Kërkimi i tekstitPër të gjetur një fjalë ose një frazë në një dokument, veproni në këtë mënyrë: • Në grupin e komandave Editing të menysë Home, klikoni komandën Find.• Hapet paneli i navigimit. Te kutia e kërkimit, shkruani fjalën apo tekstin që do të kërkoni, për shembull, fjalën “dokument”. Paneli i kërkimit shfaq të gjitha rezultatet e gjetura. Për opsione më të zgjeruara të kërkimit, shërben komanda Advanced Find po te grupi i komandave Editing.Provoni të kërkoni një fjalë tjetër. Cili është rezultati i kërkimit?2. Zëvendësimi i tekstitKomandat Find dhe Replace mund të kombinohen për të gjetur fjalë të veçanta ose tekst në dokument dhe për ta zëvendësuar atë me një fjalë apo tekst tjetër. Për shembull, kur për shpejtësi në të shkruar, keni shtypur shkronjën “w” në vend të shkronjës “ë”. Në këtë rast, duhet të veproni kështu:• Në grupin e komandave Editing, shtypni komandën Replace dhe hapet dritarja Find and Replace.• Në hapësirën Find what, shënoni shkronjën “w”, kurse në hapësirën replace with shënoni shkronjën “ë” (shtypet Alt+137).• Shtypni butonin Replace All dhe në fund butonin OK. Provoni të zëvendësoni në një paragraf, shkronjën c me ç (Alt+135). A do të ishte teksti i saktë? Tregoni mënyrën që do të zgjidhnit për të bërë zëvendësimin.Mësimi 6.4 TEMA6TEMA6TEMA6

