Page 59 - Demo
P. 59
57TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYREFormatimi i shkrimitKrijimi i paragrafëve dhe formatimi i listavePër të ndarë tekstin në paragrafë, veproni në këtë mënyrë:• Zgjidhni tekstin. • Në menynë Home, nga grupi i komandave Paragraph, zgjidhni opsionin Increase indent . Grupi i komandave Paragraphmundëson gjithashtu paraqitjen e paragrafëve me pika dhe numra nëpërmjet komandave Bullets ose Numbering . Provoni të ndryshoni imazhin e pikëzimit dhe formatin e numrave, duke klikuar te shigjeta pranë këtyre komandave për të përzgjedhur modelin e dëshiruar. Mësimi 6.5Mësimi 6.6TEMA6TEMA6Krijimi i tabelave dhe vendosja e imazheve në dokument1. Vendosja e imazhit në dokument nga internetiPër të vendosur në dokument një fotografi nga interneti, duhet të ndiqni këta hapa:• Vendosni kursorin aty ku doni që të shfaqet imazhi.• Zgjidhni menynë Insert, pastaj klikoni komandën Online Pictures.• Do të shfaqet kutia e dialogut Insert Pictures.• Zgjidhni Bing Image Search ose OneDrive-n tuaj.• Shtypni tastin Enter. Rezultatet e kërkimit tuaj do të shfaqen në kuti.• Zgjidhni imazhin e dëshiruar dhe më pas klikoni Insert.

