Page 60 - Demo
P. 60


                                    58TEMA 158TEMA 62. Ndryshimi i përmasave të imazhitPër të ndryshuar madhësinë e një imazhi, klikoni dhe tërhiqni një nga dorezat e madhësisë së këndit. Imazhi do të ndryshojë madhësinë, duke mbajtur të njëjtat përmasa. Nëse dëshironi ta shtrini atë horizontalisht ose vertikalisht, mund të përdorni dorezat e përmasave anësore.Kujdes! Kur shtoni imazhe, video ose muzikë në projektet tuaja, duhet të siguroheni që keni të drejtat ligjore për t’i përdorur ato. Shumica e gjërave që blini ose shkarkoni në internet, mbrohen nga e drejta e autorit, çka do të thotë se mund të mos ju lejohet t’i përdorni ato. Hapni një dokument në Word dhe provoni të vendosni aty një fotografi të marrë nga interneti. Ndryshoni madhësinë e saj.3. Pozicionimi i fotografisë në dokumentKur vendosni një fotografi nga një skedar në dokument, mund të vëreni se është e vështirë ta zhvendosni atë pikërisht aty ku dëshironi, pasi fotografia është e pozicionuar në një rresht me tekstin. Por Wordi ofron mundësinë e zhvendosjes së fotografisë në dokument. Në menynë Page Layout, gjendet grupi i komandave Arrange, nëpërmjet së cilave bëhet organizimi i imazheve ose objekteve në faqen tuaj. Le të njihemi me funksionet e këtyre komandave:1. Position - nëpërmjet kësaj komande mund të vendosim një grafik ose imazh në faqen ku kemi dokumentin, në disa pozicione: në krye, në qendër, në fund të faqes, në të majtë ose në të djathtë të saj.2. Wrap the text - Në këtë komandë gjenden shumë opsione për zhvendosjen e tekstit rreth imazhit. Provoni të përdorni komandat e mëposhtme dhe tregoni funksionin e tyre:In line with Text - imazhi vendoset Square - imazhi Tight - teksti Behind Text - teksti In front of text - imazhi Top and Bottom - teksti 
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64