Page 61 - Demo
P. 61


                                    59TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYRE4. Krijimi i një objekti nëpërmjet programit WordEdhe pse në internet mund të gjeni pa fund figura të ndryshme, disa prej tyre mund t’i krijoni vetë në programin Word, duke përdorur komandat përkatëse. Le të marrim si shembull një abazhur të thjeshtë komodine. Për ta krijuar atë, duhet të ndiqni këta hapa:1. Për të krijuar bazamentin e abazhurit në menynë Insert, klikoni opsionin Shape.2. Në dritaren e hapur, zgjidhni format gjeometrike që duhen për krijimin e objektit, të cilat janë: katrori, rrethi, cilindri.3. Zgjidhni formën dhe klikoni në hapësirën punuese. Sapo treguesi i mausit të marrë formën, rrëshqiteni atë derisa forma të arrijë në përmasat që duhen. 4. Për të ndryshuar trashësinë e kontureve dhe ngjyrën e formave gjeometrike, klikoni butonin e djathtë të mausit në imazh dhe në dritaren që shfaqet, zgjidhni opsionin Format shape. Në anën e djathtë të ekranit, shfaqet paneli i formatimit nga ku mund të ndryshoni stilin e formës, ngjyrën e mbushjes (ngjyrosjen) dhe ngjyrën e konturit. Bëni ndryshimet sipas dëshirës.
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65