Page 64 - Demo
P. 64


                                    62TEMA 162TEMA 6Mbrojtja e të dhënave në internetSiguria në e-mailNdonëse përparësitë e email-it janë të shumta, shpeshherë mund të gjendemi përballë disa problemeve ose rreziqeve, të cilat nuk dimë t’i shmangim. Më poshtë janë renditur disa këshilla se si të mbrohemi prej tyre.1. Tregohuni të kujdesshëm me email-in tuaj. Nëse e hapni email-in në një kompjuter që nuk është juaji, kujdesuni që të bëni Log Out nga llogaria juaj.2. Mos hapni dosje ose dokumente të dërguara në e-mail nga persona që nuk i njihni, sepse rrezikoni të merrni viruse të ndryshme. 3. Edhe nëse dërguesi i email-it është miku juaj, sërish duhet të bëni kujdes kur kërkesat e tij janë të ndryshme nga herët e tjera, si për shembull, miku juaj ju kërkon para, sepse është në rrezik për jetën.Detyrë Me ndihmën e mësuesit/es, provoni të instaloni programin WOT nga www.mywot.com për web browser-at (Microsoft Edge, Mozilla Firefox dhe Google Chrome). Ky program ju ndihmon gjatë kërkimit në internet, ku linket e rrezikshme paraqiten të shënuara me të kuqe dhe ato të parrezikshme, me të gjelbër. Mësimi 6.11 TEMA6TEMA6
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68