Page 10 - Demo
P. 10


                                    81. Çfarë quajmë materie?2. Cilat substanca kimike marrin pjesë (harxhohen dhe formohen) gjatë procesit të fotosintezës?3. Përmendni 2-3 shembuj të lidhjes së kimisë me biologjinë dhe mjekësinë.4. Ku është përdorur për herë të parë emri kimi?5. Cilat kanë qenë përpjekjet e alkimistëve të Europës gjatë mesjetës?Pyetje dhe detyraFig. 1.6 Ndikimi i kimisë në teknologjinë e informacionit dhe në mjekësiSipas këtij ligji, materia (substanca kimike) mund të ndryshojë formën, por masa e saj mbetet gjithmonë e pandryshuar, pra, materia as nuk humbet, as nuk fitohet, por vetëm shndërrohet nga njëra formë në tjetrën.Informacionet për materien dhe ndryshimet që ndodhin në të, kimistët i vënë në zbatim për përmirësimin e jetës sonë në shumë mënyra. Kimistët modernë studiojnë jo vetëm substancat kimike që na ndihmojnë, por edhe ato që na dëmtojnë. Kështu, për shembull, kimistët që merren me studimin e mjedisit testojnë ajrin, ujin dhe tokën në vendbanimet tona për të qenë të sigurt se nuk jemi të ekspozuar ndaj metaleve të rënda helmuese (siç janë merkuri, plumbi, kadmiumi etj.). Në të kundërt, ata do t’i përdorin njohuritë e tyre për largimin e këtyre ndotësve nga mjedisi. Kimistët dhe shkencëtarët e fushave aplikative kanë zbuluar edhe shumë pajisje dhe mjete të rëndësishme, që rritën cilësinë e jetesës, siç janë: kompjuterët personalë, televizorët e rrafshët LCD, telefonat e mençur etj. (fig.1.6).
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14