Page 100 - Demo
P. 100
98reaktant – Substancë fillestare që merr pjesë në reaksion.riciklim – Procesi i ripërtërirjes dhe i riprocesimit (ripërpunimit) të materialeve nga mbetjet e përdorura deri te produktet e reja.Rsintezë – Proces i bashkimit të reaktantëve për të formuar një produkt. stratosferë – Shtresa e dytë e atmosferës e përbërë kryesisht nga ozoni.substancë tretëse – Tretës është një substancë (e ngurtë, e lëngët, e gaztë) e cila e tret një substancë tjetër dhe zakonisht është në sasi më të madhe.Shshëndet – Gjendje e trupit pa ndonjë semundje fizike apo psiqike.shkenca natyrore – Shkencat që studiojnë fenomenet natyrore.shkencë – Nga fjala latine scientia që ka kuptimin “njohuri”. Është proces sistematik i cili ndërton dhe organizon njohuritë në formën e sqarimeve të testueshme.shkëmbinj – Lëndë e përbërë nga minerale të ndryshme.Tteori – Një supozim apo sistem i ideve që kanë për qëllim të sqarojnë ndonjë fenomen. tretësirë e ngopur – Tretësira e cila në një temperaturë të caktuar, nuk mund të tretë sasi të reja të substancës së tretur.tretësirë e pangopur – Tretësira e cila në një temperaturë të caktuar, mund të tretë sasi të reja të substancës së tretur.tretësirë e tejngopur – Tretësira e cila në një temperaturë të caktuar, përmban më tepër substancë të tretur sesa tretësira e ngopur.tretësirë ujore – Tretësirë e formuar nga uji dhe një apo më shumë substanca të tjera të tretura në të.tretësirë – Përzierje homogjene e formuar nga tretësi dhe substanca që tretet.tretshmëri – Masa e substancës e cila mund të tretet në 100g tretës në temperaturë dhe shtypje të caktuar.troposferë – Shtresa e parë e atmosferës mbi koren e Tokës e cila mbështet jetën.ujëra të ndotura – Ujërat që shkarkohen pas përdorimit industrial dhe shtëpiak.

