Page 11 - Demo
P. 11
91.2Kimia është shkenca natyrore, e cila bën të njohura substancat kimike apo proceset e ndryshme dhe i vërteton ato përmes eksperimenteve. Rezultatet e fituara i arsyeton edhe në aspektin teorik. Metoda shkencore është metodë e hulumtimit që përfshin vëzhgimin dhe eksperimentin për të fituar njohuri të reja, zgjidhjen e problemeve dhe për t’iu përgjigjur shumë pyetjeve që dalin gjatë hulumtimit shkencor. Shpeshherë, shkencëtarët e ndajnë metodën shkencore nëpër disa hapa, të cilët jo domosdoshmërisht shkojnë sipas kësaj radhitjeje:1. Identifikimi i problemit apo fenomenit që duhet hulumtuar. 2. Marrja e të dhënave dhe organizimi i tyre për problemin. 3. Sugjerimi ose shpjegimi i një zgjidhjeje të mundshme, apo ngritja e hipotezës. 4. Testimi i hipotezës përmes eksperimentit.5. Nëse eksperimentet e mbështesin hipotezën, ajo pranohet si e tillë, ndërsa kur ato e kundërshtojnë hipotezën, duhet të riformulohet hipoteza e re dhe të bëhen eksperimente të tjera.5. Nëse hipotezat vërtetohen si të sakta, lind nevoja që ato të arsyetohen edhe në aspektin teorik. Teoria është një shpjegim që përmbledh një hipotezë apo disa hipoteza, për të cilat janë kryer teste të përsëritura disa herë nga njerëz të ndryshëm. EksperimentimiMetoda shkencore kërkon kryerjen e vëzhgimit. Ndonjëherë fenomeni që duam të vëzhgojmë nuk ndodh në kushte natyrore dhe ne duhet të krijojmë kushte për shfaqjen e këtij fenomeni. Eksperimenti është një metodë e kontrolluar për të testuar një hipotezë apo ide nën kushtet që duam, në një kohë dhe në një vend të zgjedhur prej nesh. Kur kryejnë eksperimente, shkencëtarët zakonisht kërkojnë informacion të ri ose përpiqen të verifikojnë të dhënat e dikujt tjetër. Eksperimentet në klasë shpesh tregojnë dhe verifikojnë informacionet që tashmë janë të njohura për shkencëtarët, por mund të jenë të reja për nxënësit. Supozoni se ndërsa ecte bregut të detit gjatë një dite të ftohtë, një shkencëtar vuri re dy pishina afër njëra-tjetrës, njëra prej të cilave kishte akull në sipërfaqe, ndërsa tjetra jo. Meqë të dyja pishinat kishin të njëjtën temperaturë, shkencëtari u bë kurioz dhe shkoi të provonte shijen e ujit (diçka jo edhe aq e këndshme!). Nga testi që bëri, konstatoi se pishina që kishte ujë të ëmbël (ujë shiu), kishte ngrirë pjesërisht, ndërsa pishina që nuk kishte ngrirë, VËZHGIMIHIPOTEZATEORIAEKSPERIMENTIRoli i eksperimentimit në kimi

