Page 12 - Demo
P. 12
10mbante ujë të njelmët (ujë deti). Shkencëtari mendonte se uji i njelmët kishte temperaturë më të ulët të ngrirjes dhe vendosi ta provonte hipotezën e tij. Për të vërtetuar hipotezën, shkencëtari do të bënte një eksperiment duke bërë matje të sakta në kuzhinën e tij. Shkencëtari mori dy gota dhe i mbushi me të njëjtën sasi uji të pijshëm, por te njëra hodhi disa lugë kripë kuzhine dhe në secilën gotë vendosi termometrin për matjen e temperaturës (fig.1.7). Më tej, shkencëtari i futi gotat në ngrirës (frigorifer me ngrirje) dhe e mati temperaturën e dy lëngjeve në intervale të caktuara kohore (shih tabelën).Me anë të këtij eksperimenti, shkencëtari vërtetoi se hipoteza e tij ishte e saktë. Pra, uji i pijshëm kalon në gjendje të ngurtë (akull) në temperaturën 0oC, ndërsa uji i kripur, ngrin në temperaturë më të ulët, në -5oC.Koha (min)Uji i ëmbël Uji me kripëTemperatura (oC) Gjendja agregate Temperatura (oC) Gjendja agregate0 25 I lëngët 25 I lëngët 5 20 I lëngët 20 I lëngët 10 15 I lëngët 15 I lëngët 15 10 I lëngët 10 I lëngët 20 5 I lëngët 5 I lëngët 25 0 I ngurtë 0 I lëngët 30 -5 I ngurtë -5 I ngurtë Fig. 1.7 Matja e temperaturës së ngrirjes së lëngjeveTabela 1.1 Matja e pikës së ngrirjes për ujin e pastër dhe për ujin që përmban kripë të tretur1. Cilët janë hapat që ndiqen për vërtetimin e metodës shkencore të hulumtimit?2. Në një shishe plastike janë hedhur 300 ml ujë dhe 200 g sheqer, ndërsa në shishen e dytë kemi hedhur vetëm ujë të pijshëm. Pas pak, këto shishe vendosen në frigorifer deri në ngrirjen e tyre. Cila nga shishet do të ngrijë e para dhe pse?3. Cila është temperatura e ngrirjes dhe e vlimit të ujit? 4. A është temperatura e ngrirjes e njëjtë për të gjitha lëngjet?Pyetje dhe detyra

