Page 13 - Demo
P. 13


                                    111.3Hapësira në të cilën zhvillohen eksperimentet e kimisë quhet laborator i kimisë. Laboratori i kimisë (fig. 1.8) duhet të plotësojë këto kushte: • të ketë ndriçim natyror dhe ajrosje të mirë (dritare për ventilim);• të jetë i pajisur me ujë dhe kanalizim të përshtatshëm;• të ketë instalim elektrik;• të ketë tavolina pune dhe rafte për vendosjen e pajisjeve dhe të substancave kimike etj. Gjatë punës praktike në laboratorin e kimisë duhet t’u përmbaheni rregullave (fig. 1.9):1. Para se ta filloni eksperimentin, duhet të lexoni me kujdes dhe të kuptoni saktë udhëzimet se si do të zhvillohet eksperimenti. 2. Eksperimenti fillohet pasi të siguroheni se të gjitha pajisjet, enët dhe substancat kimike i keni në rregull dhe në vendin e duhur. 3. Enët në të cilat do të kryhen eksperimentet duhet të jenë të pastra. 4. Substancat kimike gjatë eksperimentit duhet të merren në sasi sa më të vogla për t’i kursyer ato. 5. Ena me reagent kimik duhet të mbyllet menjëherë pas marrjes së sasisë së nevojshme. 6. Në laborator duhet të përdorni syzet mbrojtëse dhe kur punoni me flakëdhënës, nëse keni flokë të gjatë, duhet t’i lidhni. 7. Gjatë zhvillimit të eksperimenteve, grykën e epruvetës nuk duhet ta drejtojmë nga vetja apo nga shokët, por në drejtimin ku nuk ndodhet askush. 8. Nuk duhet ta nuhasni erën e substancave kimike duke u afruar te gryka e enës, por duke i drejtuar avujt e tyre me dorë nga vetja. 9. Gjatë punës në laborator duhet të mbani shënime në fletoren e punës. 10. Në laborator, gjatë punës, duhet të jeni të disiplinuar dhe të kujdeseni për veten dhe shokët apo shoqet e klasës, sepse mund të ndodhin djegie, shpërthime. 11. Kur të përfundoni eksperimentin, enët dhe pajisjet që keni përdorur duhet t’i pastroni dhe t’i ktheni në vendet e tyre. Para se të dilni, duhet të siguroheni se keni mbyllur ujin dhe keni fikur dritat. Laboratori i kimisëFig. 1.8 Eksperimentimi në laboratorin e kimisëFig. 1.9 Rregullat e përgjithshme të sjelljes në laboratorin e kimisë
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17