Page 14 - Demo
P. 14
12Pajisjet dhe mjetet e punës në laboratorin e kimisëNë laboratorin e kimisë gjatë punës praktike përdoren enë dhe pajisje prej materialesh të ndryshme, si: qelqi, plastika, metali, druri, porcelani etj. (fig. 1.10).1. Epruvetë (provëz) – është enë prej qelqi, e cila përdoret për zhvillimin e reaksioneve kimike të substancave të ngurta dhe të lëngëta. Epruvetat janë të madhësive të ndryshme dhe lejohet të nxehen në flakë. 2. Mbajtëse e epruvetave – pajisje prej metali, plastike apo druri që përdoret për vendosjen e epruvetave. 3. Erlenmajer – enë prej qelqi në formë konike. Përdoret për kryerjen e reaksioneve të ndryshme kimike dhe mbledhjen e lëngjeve.4. Gotë laboratorike – është enë prej qelqi, me madhësi të ndryshme. Gotat kimike mund të nxehen në resho ose në flakëdhënës përmes rrjetës së asbestit. 5. Matës (menzurë) – enë prej qelqi apo plastike e shkallëzuar. Përdoret për matjen e vëllimit të lëngjeve dhe nuk duhet të nxehet. 6. Pipetë – gyp i hollë i shkallëzuar prej qelqi me madhësi prej 1 ml deri në 10 ml. Përdoret për matjen e vëllimit të lëngjeve dhe nuk duhet të nxehet me flakë. 7. Enë normale – enë qelqi në formë balloni me grykë të gjatë. Përdoret për përgatitjen e tretësirave dhe për ruajtjen e tyre. 8. Shishe për reagent – enë prej qelqi apo plastike me formë, madhësi dhe ngjyra të ndryshme që përdoret për ruajtjen e reagentëve të ngurtë apo të lëngët. Fig. 1.10 Pajisjet bazë laboratorike1 2 3546 712 13 118 9 101415161718

