Page 16 - Demo
P. 16


                                    141.4Natyra përbëhet nga lëndët (trupat) të cilat përmbajnë substanca të ndryshme kimike. Cili është dallimi ndërmjet lëndës dhe substancës kimike?Lënda është një objekt që zë një vend në hapësirë dhe në vetvete mund të përmbajë një apo më shumë lloje të grimcave të imëta, të cilat quhen substanca kimike. Trupa janë: druri, qelqi, lapsi grafiti, karrigia etj.Substanca kimike është forma konkrete e materies, e cila ka përbërje kimike të caktuar, si dhe veti fiziko-kimike, të cilat e dallojnë atë nga substancat e tjera.Substanca kimike janë: celuloza, silikatet, grafiti, hekuri, uji, ajri etj. Lëndët në natyrë mund të gjenden në 3 gjendje agregate (e ngurtë, e lëngët dhe e gaztë) varësisht nga temperatura (fig. 1.11). Për shembull, azoti (gazi i cili përbën rreth 78% të atmosferës së tokës), mund të shndërrohet në lëng nëse ftohet në temperaturë rreth -210oC. Shkencëtarët besojnë se gjithçka në natyrë është e ndërtuar nga grimca shumë të vogla, të cilat shkaktojnë ndryshimin e gjendjeve agregate të substancave kur ato nxehen apo ftohen. Varësisht nga mënyra e tërheqjes së këtyre grimcave me njëra-tjetrën, do të ndryshojë gjendja agregate, si dhe vetitë e tyre fizike (fig. 1.12).Ndryshimet fiziko-kimike të materiesFig. 1.11 Uji dhe gjendjet e tij agregate në natyrëFig. 1.12 Oksigjeni në tri gjendje agregate; a) i ngurtë, b) i lëngët dhe c) i gaztëLëndët e ngurta: • kanë formë dhe vëllim të caktuar;• grimcat janë shumë afër dhe qëndrojnë së bashku falë forcave të fuqishme tërheqëse;• grimcat nuk mund të lëvizin nga pozicioni i tyre, por vetëm mund të lëkunden lehtë. Lëngjet: • nuk kanë formë të vetën, por kanë një vëllim të caktuar; • grimcat janë afër dhe shumë prej tyre e prekin njëra-tjetrën; • grimcat mund të lëvizin përreth dhe marrin formën e enës ku ndodhen. 
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20