Page 17 - Demo
P. 17


                                    15Ndryshimet fiziko-kimike të materiesGazet: • nuk kanë as formë dhe as vëllim të caktuar;• grimcat lëvizin përreth në të gjitha anët dhe e zënë të gjithë vëllimin e enës; • mund të ngjishen deri në hapësira shumë të vogla dhe të afrohen më shumë me njëratjetrën.Substancat kimike, të cilat i gjejmë të pastra në natyrë, apo ato të cilat i prodhojmë vetë, mund të shndërrohen nga njëra formë në tjetrën, nëse ndryshojnë kushtet e jashtme. Numri i substancave kimike në natyrë është shumë i madh dhe ato dallohen nga njëra-tjetra me anë të vetive të tyre fiziko-kimike, si: ngjyra, forma, dendësia, temperatura e shkrirjes dhe e vlimit, djegia, reaktiviteti i tyre ndaj substancave të caktuara, formimi i produkteve të reja etj.Procesi gjatë të cilit substanca kimike e ndryshon formën, por jo edhe përbërjen e saj kimike, quhet ndryshim fizik.Ndryshime fizike janë: ndryshimi i gjendjes agregate të substancave (shkrirja, avullimi, kondensimi etj.), ndryshimi i madhësisë së lëndës (prerja, bluarja etj.), tretja e substancave në tretës të caktuar etj. Për të sqaruar dallimet ndërmjet këtyre ndryshimeve, mund të marrim shembuj të ndryshëm nga jeta e përditshme.Marrim një gotë qelqi kimik dhe në të vendosim disa copa akulli dhe një termometër (fig. 1.13). Gota vendoset mbi flakëdhënës apo resho, fillon të nxehet gradualisht dhe do të vërejmë se në temperaturën 0oC i gjithë akulli shkrihet, ndërsa në 100oC uji vlon. Pra, këtu do të vërejmë se ka ndodhur ndryshimi fizik, sepse uji ka ndryshuar vetëm gjendjen agregate, por përbërja e tij kimike është e njëjtë (H2O). Me zvogëlimin e temperaturës, uji mund të rikthehet përsëri në akull, pa e ndryshuar përbërjen kimike.Marrim një gotë me ujë. Në të hedhim 2-3 lugë sheqer dhe i përziejmë derisa sheqeri të tretet plotësisht (fig. 1.14). Pas tretjes së sheqerit, e provojmë shijen e tretësirës së formuar dhe e krahasojmë me shijen e sheqerit të pastër.Si mendoni, cili ndryshim ka ndodhur në këtë rast? A mund të ndahet prapë sheqeri nga uji?Punë laboratori 1Punë laboratori 2Fig. 1.13 Caktimi i pikës së shkrirjes dhe vlimit të ujitFig. 1.14 Tretja e sheqerit në ujëProcesi gjatë të cilit substanca kimike ndryshon formën, por edhe përbërjen e saj kimike, quhet ndryshim kimik.Ndryshime kimike janë: djegia e trupave, ndryshkja e metaleve, frymëmarrja, tretja e ushqimit, fotosinteza etj.
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21