Page 18 - Demo
P. 18


                                    16Pyetje dhe detyra1. Çfarë janë substancat kimike?2. Substancat që kanë formë dhe vëllim të caktuar, paraqiten në gjendjen agregate të __________________________.3. Cila nga këto substanca ka vëllim të caktuar, por jo formë të tillë?a) sheqeri b) uji c) ajri d) akulli4. Procesi gjatë të cilit substanca ndryshon formën, por jo përbërjen e saj, quhet ndryshim __________________________.5. Cilët nga shembujt në vijim paraqesin ndryshim fizik?a) Frymëmarrjab) Shkrirja e hekuritc) Ndryshkja e hekuritd) Tretja e kripës në ujëe) Fermentimi i qumështitNë një epruvetë hedhim pak sheqer, epruvetën e mbajmë me kapëse prej druri apo metali dhe e vendosim me kujdes në flakën e flakëdhënësit (fig. 1.15/a). Pas pak do të vërejmë se sheqeri do ta humbë ngjyrën e bardhë dhe do të marrë një ngjyrë kafe në të zezë. Këtë provë mund ta bëni në të njëjtën mënyrë, edhe duke e vendosur sheqerin në lugë metalike. Në këtë eksperiment vërtetojmë se gjatë nxehjes së sheqerit, largohet uji dhe mbetet vetëm karboni elementar, i cili ka ngjyrë të zezë. Pra, substanca e formuar nuk është e njëjtë me substancën fillestare, sepse ka ndodhur ndryshimi kimik.Marrim një tel magnezi me gjatësi rreth 10 cm, e mbajmë me kapëse metalike apo druri dhe e vendosim mbi flakë (fig. 1.15/b). Duhet të vendosim syzet mbrojtëse, sepse djegia shoqërohet me një flakë të bardhë verbuese. Substanca që formohet, vendoset në një qelq ore dhe vetitë e saj krahasohen me vetitë e substancës fillestare.Punë laboratori 3Punë laboratori 4Fig. 1.15/b Djegia e telit të magnezitFig. 1.15/a Nxehja e sheqerit në flakëdhënës
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22